Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sërish ndryshoi mendje mga ajo çka kishte deklaruar e premtuar më herët se stadiumi i qytetit nuk do të përfundojë këtë tetor të vitit 2025, por ai sot tha se sipas kontratës pritet të përfundojë në vitin 2027.

Në një deklaratë për TS, Kasami tha se dinamika e punimeve është e lidhur ngushtë me afatet kontraktuale, dhe se stadiumi është parashikuar të përfundojë brenda një afati trevjeçar.

“Sa i përket kësaj dinamike të punës, sipas kontratës, stadiumi do të përfundojë për tre vjet”, u shpreh Kasami, njofton TS.

Në vijim të fjalës së tij, ai shtoi se këtë vit fokusi do të jetë tek ndërtimi i tribunave, të cilat janë pjesa më sfiduese e projektit.

“Deri në fund të këtij viti mendoj se do të përfundojnë konstruksionet e tribunës që veç më është prishur dhe poashtu do të prishet edhe tribuna në anën e djathtë të tribinës kryesore dhe do të vazhdojmë me dinamikën e paraparë, tha ai.

Sipas Bilall Kasamit, ai mendon se dyert e stadiumit të rij do të jenë gati në vitin 2027.

Megjithëse fillimisht kishte premtuar përfundimin e stadiumit deri në tetor 2025, kjo deklaratë e re përforcon faktin se projekti do të zgjasë më shumë se sa ishte premtuar publikisht./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com