Pas mbylljes së vendvotimeve, kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar me një mesazh drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve zgjedhorë, duke kërkuar ruajtje maksimale të vullnetit qytetar.

“Tetova foli. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve ta ruajnë votën e qytetarëve, deri në votën e fundit!”, shkruan Kasami në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj faze të ndjeshme të procesit zgjedhor – numërimit të votave – dhe ka bërë thirrje për vigjilencë dhe përkushtim maksimal.

“Ju ftoj të qëndroni syçelë dhe të përkushtuar deri në fund,” u shpreh më tej kandidati i VLEN-it.

Zgjedhjet lokale në Tetovë, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në vend, u mbyllën në orën 19:00 dhe tani vëmendja është përqendruar në procesin e numërimit dhe shpalljen e rezultateve./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com