Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Sarajit, Blerand Ramadani, ka zhvilluar sot një takim shumë përmbajtësor me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), ku është diskutuar mbi propozimin e tyre për Platformën për Zhvillim Lokal të Maqedonisë së Veriut.

Në takim, Ramadani ishte së bashku me Erkan Arifin, kryetarin aktual dhe kandidatin e AKI-së për Komunën e Likovës, ku bashkëbiseduan me udhëheqësinë e lartë të OEMVP-së:

U.d. kryetar – Nuhi Aliu Kryetar nderi – Xhemail Dauti si dhe Drejtor ekzekutiv – Durim Zekiri.

Gjatë takimit u vlerësua lartë roli i OEMVP-së në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.
Ramadani theksoi se AKI mbetet e përkushtuar që, përmes kësaj platforme, të krijojë mundësi të reja për zhvillim lokal, rritje të investimeve dhe hapësira të reja ekonomike në dobi të qytetarëve.0

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com