Kandidati për kryetar komune të Sarajit ka dhënë mesazhe të fuqishme nga Çashka, duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj komune në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për përfaqësim dhe bashkim politik.

Ai u shpreh se fitorja në Saraj, Çair dhe Tetovë nuk do të ishte e plotë pa fitoren në Çashkë, duke e konsideruar këtë komunë si pjesë kyçe të hartës së bashkëpunimit mes komunave shqiptare.

Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në mbështetje të kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Suatit, i cili, sipas tij, do ta udhëheqë Çashkën me vizion dhe do të shërbejë si urë lidhëse mes komunave shqiptare.

Sipas Ramadanit, Çashka ka treguar një frymë të fortë uniteti, jo vetëm në mbështetjen për kandidatin e përbashkët, por edhe në përzgjedhjen e listave për këshilltarë. Kjo, sipas tij, është një dëshmi e pjekurisë politike të qytetarëve të kësaj komune dhe një shembull që duhet përsëritur edhe në ditën e zgjedhjeve për ta përkthyer këtë unitet në votë dhe për ta zgjedhur Suatin kryetar të ardhshëm të Çashkës./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com