Në një takim të ngrohtë dhe plot respekt me Shoqatën e Pensionistëve të Sarajit, Blerand Ramadani, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Sarajit, së bashku me deputetin Blerim Bexheti dhe kryetarin aktual të komunës Iljas Veseli, ka prezantuar disa nga zotimet konkrete për përkrahjen e gjeneratës së tretë.
“Takimi me pensionistët nuk është vetëm një nderim për të kaluarën, por një angazhim për të ardhmen,” u shpreh Ramadani, duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe kontributit shumëvjeçar të këtij brezi për zhvillimin e komunës.
Në takim u diskutuan:
✅ Mbështetja e vazhdueshme institucionale për aktivitetet e Shoqatës së Pensionistëve,
✅ Ndërtimi i një objekti modern dhe funksional – një qendër për takime, kulturë dhe rekreacion të të moshuarve,
✅ Nisma për bashkëpunimin ndërmjet brezave, me qëllim që të rinjtë e Sarajit të mësojnë nga përvoja, mençuria dhe vlerat që mbajnë mbi supe gjyshërit dhe gjyshet e tyre.
“Besojmë se Saraji i së nesërmes ndërtohet mbi urën e fortë që lidh inovacionin e të rinjve me përvojën e të moshuarve. Vetëm kështu mund të krijojmë një komunë që i jep dinjitet çdo gjenerate,” tha Ramadani.
Me këtë qasje gjithëpërfshirëse, kandidati i AKI-së synon të vendosë standarde të reja për kujdesin ndaj pensionistëve dhe për të ndërtuar një Saraj më të bashkuar, më social dhe më të drejtë për të gjithë./TS