Mikpritje, entuziazëm dhe përkrahje masive për kandidatin për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Blerand Ramadani, i cili gjatë takimit me banorët e Sfillarës së Poshtme u prit me ngrohtësi të veçantë.

I shoqëruar nga ekipi i deputetëve dhe bartësit e listave për Komunën e Sarajit dhe qytetin e Shkupit, Ramadani falënderoi banorët për përkrahjen dhe besimin që po i japin projektit të tij politik dhe vizionit për një Saraj më të zhvilluar e gjithëpërfshirës.

“Sfillarja e Poshtme – aty ku mikpritja, entuziazmi dhe përkrahja e banorëve treguan edhe një herë se fryma e fitoreve po përhapet me vrull në çdo cep të komunës së Sarajit,” – u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se zëri i ndryshimit është gjithnjë e më i fuqishëm dhe i bashkuar, duke filluar nga Sfillara e Epërme e deri në atë të Poshtme:

“Po ndjehet një zë i përbashkët; zëri i ndryshimit, i bashkimit dhe i shpresës që po merr formë çdo ditë e më shumë.”

Ramadani gjithashtu shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë banorët që, siç tha ai, me zemër dhe përkushtim, po bëhen pjesë aktive e këtij rrugëtimi politik që synon ta çojë Sarajin drejt fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com