Saraj, kandidati për kryetar komune Blerant Ramadani u takua me Forumin e Gruas të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), në një atmosferë të mbushur me shpresë, dinjitet dhe forcë, për të shënuar Tetorin Rozë, muajin e ndërgjegjësimit për shëndetin e gruas dhe luftën kundër kancerit të gjirit.

Ramadani theksoi se në çdo grua të Sarajit pasqyrohet frymën e Mbretëreshës Teuta, që udhëhoqi me guxim e mençuri, dhe zemra e Nënë Terezës, që i shërbeu njerëzimit me dashuri e përkushtim.

Sipas tij, këto dy figura përfaqësojnë dy shtylla të identitetit tonë kombëtar – vendosmërinë dhe mëshirën – cilësi që e bëjnë gruan shqiptare të pathyeshme në familje, në shoqëri dhe në jetën publike.

“Tetori Rozë nuk është vetëm një muaj simbolik, por një thirrje për kujdes, për dashuri ndaj vetes dhe për solidaritet ndaj njëra-tjetrës. Një shoqëri që respekton dhe fuqizon gratë, është një shoqëri që ecën drejt zhvillimit dhe drejtësisë,” – u shpreh Ramadani.

Në përmbyllje të takimit, kandidati theksoi se 19 Tetori nuk është thjesht një datë zgjedhore, por një ditë besimi, bashkimi dhe fitoreje.

“Pa zërin, forcën dhe urtësinë e grave, nuk ka fitore të plotë. Gratë e Sarajit janë zemra e ndryshimit. Bashkë për fitoren e 19 Tetorit!” – deklaroi Blerant Ramadani.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com