Gjatë tubimit madhështor të mbajtur sonte në qendër të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, shefi i shtabit zgjedhor për Tetovën, Blerim Osmani, tha se më 19 tetor, kjo frymë do të vulosë fitoren plebishitare të Tetovës, me kryetar Bajram Rexhepin

Në një atmosferë të ngrohtë dhe përplot entuziazëm, Osmani theksoi se qytetarët e Tetovës tashmë kanë zgjedhur shpresën përballë zhgënjimit dhe përçarjes, njofton TS.

“Kemi parë një shpresë të lindur nga dëshira e thellë për ndryshim. Kemi dëgjuar zërin e qytetarëve që duan t’i thonë mjaft përçarjes dhe zhgënjimit,” u shpreh Osmani me vendosmëri.

Ai shtoi se kjo frymë e re, e ndërtuar mbi besim, bashkim dhe vizion për të ardhmen, do të konkretizohet më 19 tetor.

“Me 19 tetor, kjo frymë do të vulosë fitoren plebishitare të Tetovës, me kryetar Bajram Rexhepin”, theksoi Osmani./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com