Pavarësisht se në vend po zbatohet heshtja zgjedhore, kandidati i VLEN-it për komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu ka shkelur hapur heshtjen zgjedhore e cila është e dënueshme dhe shkelje e ligjet zgjedhor, duke mbatur tubimin sonte rreth orës 20:00 me diasporën.
Sipas nenit 8-a, pika 8 të këtij ligji, gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore ndalohet çdo formë propagande, publikim i materialeve, deklarata publike apo aktivitete që mund të ndikojnë tek votuesit. Heshtja zgjedhore është një mekanizëm demokratik që synon të garantojë barazi mes subjekteve politike dhe qetësi për qytetarët para ditës së votimit, njofton TS.
Veprimi i Sejdiut përbën mosrespektim të rregullave zgjedhore dhe shkelje të parimeve themelore të demokracisë, duke vënë në pikëpyetje integritetin e procesit zgjedhor.
Institucionet kompetente, përfshirë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Ministrinë e Brendshme, duhet të reagojnë menjëherë për të siguruar respektimin e ligjit dhe barazinë e të gjithë pjesëmarrësve në garë./TS