Fshati Kapazhdoll ka treguar mbrëmë mbështetjen e fuqishme për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani. Me pjesëmarrje masive dhe atmosferë të ndezur, banorët e këtij fshati kanë dhënë një mesazh të qartë: duan ndryshim dhe dinjitet për komunën e tyre.

“Kapazhdolli foli me zë të madh!”, tha Emir Sulejmani në fjalimin e tij, duke shtuar se rrugët e fshatit u mbushën me energjinë dhe vendosmërinë e njerëzve që nuk frikësohen, nuk shiten dhe nuk përkulen. Sipas tij, Kapazhdolli është simbol i qëndresës dhe i vlerave që po kërkohen në mbarë Zhelinën.

“Zëri i Kapazhdollit është zëri i gjithë Zhelinës. Boll më me mashtrime, boll më me borxhe e me gënjeshtra! Fitorja po vjen bashkë me dinjitetin, punën dhe llogaridhënien që i mungoi këtij vendi për vite me radhë”, deklaroi Sulejmani.

Takimi në Kapazhdoll shihet si një nga momentet kyçe të fushatës së AKI-së në Zhelinë, duke reflektuar mobilizimin në rritje të qytetarëve për një alternativë të re politike./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com