Bora e parë sezonale ka rënë sonte në Pepaj të Rugovës.

Ndërkohë reshjet e shiut po vijojnë në shumë zona të Kosovës.

Pamje teksa bie borë në Pepaj ka publikuar Meteo Ballkan.

Ndërsa, të enjten parashikohet mot i vranët dhe me reshje të dendura atmosferike. Fillimisht reshjet do të jenë në formë shiu, ndërsa në zonat malore në formë bore. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, reshjet gradualisht do të shndërrohen në shqotë dhe borë edhe në disa zona të ulëta, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume