andidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësuesit e shoqatës “SOS Vita”, të udhëhequr nga kryetari Ertan Shakiri, si dhe me persona me nevoja të veçanta, ku u diskutuan nga afër sfidat e tyre të përditshme dhe idetë konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës në komunë.

“Këta qytetarë janë shembull i forcës, durimit dhe dinjitetit që duhet të frymëzojë çdo vendimmarrje tonën. Çairi i ri do të jetë komunë e gjithëpërfshirjes, ku secili qytetar, pa dallim, do të ketë kushte të barabarta për jetë, arsim dhe punë dinjitoze,” u shpreh Osmani pas takimit.

Ai shtoi se inkluziviteti dhe qasja e barabartë do të jenë themele të vizionit të tij për një Çair modern dhe të drejtë për të gjithë.

Takimi u vlerësua si hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me komunitetet më të ndjeshme të shoqërisë, duke dëgjuar propozime konkrete për ndryshime që garantojnë dinjitet dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com