Në kuadër të muajit të shëndetit të grave dhe në një takim me shumë gra nga Çairi, kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, prezantoi masa konkrete për parandalimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, Osmani njoftoi se do të ofrohen:

Kontrolle parandaluese falas dhe të subvencionuara për gratë e Çairit

Mbështetje lokale për çdo grua që përballet me sfidën e kancerit të gjirit

Politika të ndjeshme gjinore për një komunë më humane dhe të përgjegjshme

“Kjo nuk është pjesë e një fushate, por një obligim jetësor. Asnjë grua e Çairit nuk do të mbetet vetëm në betejën e saj,” theksoi Bujar Osmani.

Ai shtoi se beson fuqimisht në forcën dhe udhëheqjen e grave, dhe se së bashku mund të ndërtojnë një Çair më të shëndetshëm, më të drejtë dhe më human për të gjithë qytetarët./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com