Në mungesë të veprimeve nga komuna, banorët e rrugëve në Çarshi të Epërme kanë marrë iniciativë private dhe kanë nisur punën për të rregulluar vetë rrugët e tyre, të cilat kanë qenë të shkatërruara dhe të mbushura me gropa për më shumë se 1 vit e gjysmë.
Për një periudhë të gjatë, banorët janë përballur me kushte shumë të vështira, duke ecur në baltë dhe duke rrezikuar sigurinë e vet dhe të familjeve të tyre. Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë masë për riparimin e rrugëve, pavarësisht kërkesave dhe ankesave të vazhdueshme.
Me inisiativë vetanake dhe me mjete të kufizuara, banorët kanë filluar punën për pastrimin e rrugëve, mbushjen e gropave dhe përmirësimin e infrastrukturës, duke dëshmuar që kur vjen puna për komunitetin, vetë njerëzit janë më të angazhuar sesa autoritetet.
Kjo situatë ka nxitur edhe pakënaqësi të thella ndaj drejtuesve lokalë, ku shprehjet si:
“S’ka votë për Bilall Kasamin!” janë bërë simbol i pakënaqësisë dhe mungesës së besimit ndaj menaxhimit komunal.