Më 19 tetor, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit, CIVIL-i do të hapë qendrën e shtypit me shtatë konferenca shtypi të planifikuara drejtpërdrejt dhe komunikim intensiv me publikun, mediat dhe të gjithë qytetarët e prekur. Gjatë gjithë ditës, do të publikohen raporte nga terreni, si dhe përmbajtje edukative dhe video të tjera që rrjedhin nga “Navigatori Demokratik”, një projekt që përfaqëson një përgjigje strategjike ndaj dezinformimit dhe kërcënimeve hibride, me fokus në procesin zgjedhor të vitit 2025.
Konferencat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e Facebook-ut dhe kanalin YouTube të CIVIL-it, dhe raportet e rregullta do të publikohen edhe në faqen e internetit të CIVIL Media në maqedonisht dhe Dreit në shqip, ndërsa publiku ndërkombëtar do të informohet përmes faqes së internetit CIVIL Today në anglisht. Adresat video do të jenë në maqedonisht dhe shqip.
Konferencat për shtyp online do të mbahen në orën 11:00, 14:00 dhe 17:00. Pas mbylljes së qendrave të votimit, një raport dhe një vlerësim fillestar i ditës së zgjedhjeve do të jenë të disponueshëm në orën 21:00. Ndërkohë, raportet në maqedonisht, shqip dhe anglisht do të publikohen në platformën mediatike të CIVIL-it, në çdo kohë.
CIVIL-i do të jetë i hapur për të gjitha informacionet që vijnë nga palë të tjera të interesuara – organizata joqeveritare, misione vëzhguese, qytetarë. Përveç raporteve nga terreni të paraqitura nga vëzhguesit e CIVIL-it, ekipi i organizatës do të jetë i hapur për informacione nga burime të jashtme, pasi informacioni t’i jetë nënshtruar kontrollit dhe verifikimit standard.
Të gjitha mediat janë të mirëpritura të shkarkojnë përmbajtjen e CIVIL –it me kërkesë për të treguar burimin. CIVIL- Qendra për Liri gjithashtu do të hapë një lidhje Zoom për video komunikim video mediat, nga ora 14:00 deri në 21:00, për deklarata dhe intervista të veçanta në periudhat midis raporteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme për publikun.
CIVIL – Qendra për Liri