Kandidati i AKI-së për Strugën Arsim Dalipi u drejtohet votuesve të heshtur të cilët sipas tij kanë qenë pre e presioneve politike gjatë votimeve.
Ai kërkon votën dhe besimin e tyre në rrethin e dytë zgjedhor për të drejtuar komunën në katër vitet e ardhshme.
Dalipi premton një Strugë ku fjala dhe bindja politike do të jenë të lira. Ai në ditët e fundit të fushatës ka zhvilluar disa takime derë më derë me qytetarët.
“Mos dorëzoheni, mos lejoni që frika t’u thyej. Duroni dhe qëndroni të fortë sepse misioni ynë vazhdon, misioni për t’u mbrojtur, për të mbrojtur qytetin tonë, për të ndërtuar një Strugë ku askush nuk frikësohet për bindjen e tij, për punën e tij apo për bukën e fëmijëve të tij. Unë jam me ju dhe ju premtoj se ashtu siç po qëndroni sot në heshtje dhe dinjitet, shumë shpejt do të qëndroni krenarë dhe me zë të lartë në një Strugë të lirë. Duroni edhe pak. Faleminderit që nuk u dorëzuar, faleminderit që nuk lejuat askënd të blejë dinjitetin tuaj, as me asfalt, as me disa kub dru dhe as me premtime boshe”, tha Arsim Dalipi, Kandidat për Komunën e Strugës.