Kandidati për kryetar komune në Tearcë, Daut Memishi edhe pak ditë e ndajnë nga fitojra. Memishi sonte ka lidhur bashkëpunim me partinë turke TDP-në në nivel komunal.

“Sonte pata kënaqësinë të realizoj një takim me degën e partisë turke TDP në Tearcë, për të bashkëbiseduar me strukturat e kësaj partie rreth bashkëpunimit në zgjedhjet e 19 Tetorit. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Bejxhan Iljaz. Komuniteti turk është një pjesë e respektuar dhe e rëndësishme e komunës sonë, ndaj u zotova para tyre se do të punoj me përkushtim për përmirësimin e jetës së tyre, sepse ne jemi ndryshimi!
Na priftë e mbara të gjithëve drejt fitores së madhe të 19 Tetorit!” ka shkruar Memishi./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com