Më 13.10.2025, rreth orës 10:45, në Njësinë Policore të Gallatës është denoncuar se në fshatin Negotinë, në rrugën rajonale që lidh fshatin me Senokosin, ishte vërejtur një transparent i rrëzuar për promovimin e një kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit.
Sipas denoncimit, në transparent ishte shkruar edhe një numër votimi që i përkiste një kandidati tjetër, ndërsa litarët me të cilët ishte lidhur ishin këputur.
Në vendngjarje ka kryer kontroll një ekip i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar, ndërsa po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Mgid