Fushata dyjavore për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen të dielën, më 2 nëntor, përfundon sot. Në mesnatë fillon heshtja dhe zgjat deri të dielën, në orën 19:00. Në raundin e dytë, zgjedhjet për kryetarë komunash do të mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, dhe do të ketë rizgjedhje për anëtarë të Këshillit në tre qendra votimi në komunën Shuto Orizarë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Të shtunën, në komunat ku do të ketë një raund të dytë për kryetarë komune, të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, aplikimet e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komunale, zakonisht do të jenë të parët që do të votojnë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com