Jon Kuka fiton medaljen e bronztën në Kupën Evropiane për Kadet në Kranjska Gora, Slloveni!
Në xhiron e parë Joni mposhti me Ippon, gjermanin Mortiz Schubert. Kurse në xhiron e dytë ai mposhti me dy yuko austriakin Djamil Kurbanov. Në xhiron tjetër Joni humbi me Wazari ndaj Celil Uyar nga Holanda.
Joni u ndesh në repasazh ku në luftën e parë mposhti me Ippon Yuval Fuchus nga Izraeli, dhe në luftën e dytë fitoi me tri shido për Ippon kundër Yanis Semadi nga Franca, që i siguroi atij ndeshjen për medalje të bronztë.
Në ndeshjen vendimtare, Joni mposhti me 2 Yuko, Lazar Bogdanovic nga Serbia.
Mgid