Me një pjesëmarrje të madhe qytetare dhe një atmosferë entuziaste, sonte në Dollnen është konfirmuar përkrahja e gjerë për kandidatin për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Flamur Gjoleka, njofton TS.
Qytetarët dhanë një mesazh të qartë, besimi dhe shpresa për të ardhmen e komunës lidhen me vizionin dhe angazhimin e Gjolekës.
Në këtë tubim madhështor ishte i pranishëm edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe shprehu mbështetjen e plotë për Flamur Gjolekën si kandidatin më të denjë për të udhëhequr Dollnenin në katër vitet e ardhshme./TS
Mgid