Donacioni serb prej 800 mijë eurove në Tetovë, Besar Durmishi: Bashkë me kryeministrin inspektuam punimet (FOTO)

Donacioni prej 800 mijë eurove nga kompania serbe “Unipromet” me pronar Ratko Popoviq po vazhdon të realizohet me ritëm të shpejtë në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” në Tetovë.
Sot kryeministri Hristjan Mickovski bashkë me krytarin Kasami isnpektuan punimet tek gjimnazi i Tetovës.
Në lidhje me këtë, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka shkruar se kanë dalë në terren për të inspektuar punimet që realizohen.
“Bashkë me kryeministrin dhe kryetarin dolëm sot në terren për të inspektuar punimet që po realizohen me përkrahjen e Qeverisë në qytetin tonë. Tetova po ndryshon për çdo ditë në çdo skaj!”ka shkruar Besar Durmishi
Por kush është Unipromet?
Unipromet është një kompani e themeluar në dhjetor të vitit 2023, me pronar Ratko Popoviq.
Në vitin 2024 ka pasur të hyra prej 2 milionë eurosh dhe fitim vetëm 50 mijë euro.
Në vitin 2025, kjo kompani i jep donacion 800 mijë euro Bilall Kasamit?
A është e mundur që një kompani që ka fitim vetëm 50 mijë euro në vitin 2024, të japë një donacion prej 800 mijë eurosh?
A fshihen marrëveshje të dyshimta mes kompanisë serbe dhe Bilall Kasamit?
You sent
A mund të jetë ky donacion një marrëveshje për ndërtimin dhe lejen e Kishës në Tetovë?
Pse kompania serbe zgjodhi pikërisht Tetovën për të dhënë këtë donacion? A ka kërkuar diçka në këmbim të tij?
Lidhur me këtë çështje, portali TS ka pyetur Bilall Kasamin, por ai nuk mundej të përgjigje sepse kryeministri Mickovski nuk e la të flas.
Nga ana tjetër nuk është hera e parë që në emër të donacioneve, Kasami bën tregti, për të shitur apo ndërtuar më pas. Së fundmi, ai ka shitur parkingun e Tetovës në emër të një donacioni./TS/