Një moment simbolik dhe emocionues ndodhi gjatë tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), mbajtur sonte në zemër të Tetovës. Teksa lideri shqiptar Ali Ahmeti mbante fjalimin e tij para mijëra qytetarëve, një dron i dekoruar me flamuj kombëtar dhe me simbolet e shqiponjës dykrenare fluturoi në qiellin e qytetit, duke krijuar një pamje të paharrueshme, njofton TS.
Pamjet me dron u pritën me entuziazëm nga të pranishmit, të cilët brohoritën gjatë gjithë kohës ndërsa flamuri kuqezi valëvitej mbi tubimin.
Ky moment u shndërrua në një simbol të unitetit, krenarisë kombëtare dhe besimit të palëkundur në fitore në zgjedhjet e 19 tetorit./TS
Mgid