Më 05 tetor 2025, rreth orës 22:15, në fshatin Kamjan të Tetovës, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor Kamjan kanë arrestuar dy persona — A.B. (35) nga fshati Poroj dhe D.A. (21) nga Pallçishti i Epërm.

Sipas njoftimit të policisë, të dy personat janë sjellë në mënyrë agresive dhe nuk kanë respektuar urdhrat e policëve gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Ata janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com