Janë ngritur kallëzime penale ndaj dy personave për veprën penale “kontrabandë” të telefonave celularë “iPhone”, me vlerë prej 355 mijë denarësh.

Rasti është zbuluar në pikën kufitare Novo Sello, kur gjatë një kontrolli të detajuar të automjetit me të cilin udhëtonin të dyshuarit, në bagazh janë gjetur gjithsej pesë telefona të rinj “iPhone 16”, prej të cilëve tre “iPhone 16 Pro Max”, si dhe një “iPhone 16 Pro Max” i përdorur.

Rasti është dorëzuar në Sektorin për Kontroll dhe Hetime, ku janë ndërmarrë veprime paraprake hetimore. Gjatë procedurës është vërtetuar se i dyshuari i parë, në marrëveshje me të dytin, ka pranuar telefonat celularë të porositur më parë nga një person në Bullgari, të paguar me 5 mijë euro në kriptovalutë. Pas marrjes, telefonat janë fshehur në bagazhin e veturës për të shmangur kontrollin doganor dhe pagesën e detyrimeve ndaj shtetit në shumën prej 64 mijë denarësh.

Telefonat janë konfiskuar, ndërsa kundër dy të dyshuarve është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Strumicës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com