Gjashtë persona janë proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, teksa tentonin të kalonin nga aeroporti në udhëtim drejt vendeve të BE-së me shuma të mëdha valute cash dhe dokumente të falsifikuara. Dy prej të dyshuarve janë shtetas të Maqedonisë së veriut.

Si prova materiale janë sekuestruar 22805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false.

Të akuzuarit nga Maqedonia e Veriut sipas policisë “janë A. J., 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar dhe B. I., 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar”.

Kurse A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, po udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake, të dyshuara false, K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake, të dyshuara false, A. K., 36 vjeç, banues në Fier, do të udhëtonte drejt Gjermanisë me 1 leje drejtimi braziliane e dyshuar false. E fundit edhe një shtetase braziliane L. M., 33 vjeçe, e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi italiane e dyshuar false.

Policia bëri me dije se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com