Shkup, 17 tetor 2025 – Policia e Shkupit ka ndaluar dy persona, një 19-vjeçar nga Republika e Shqipërisë dhe një vajzë 15-vjeçare nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur lëndë narkotike.
Sipas informacioneve nga SPB Shkup, arrestimet janë kryer në disa lokacione të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhur të bardhë dhe marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të ndaluarve do të ndërmerren masat ligjore përkatëse.TS
Mgid