Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive në emisionin “Jehona Politike” ka folur për zhvillimet me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ai mes tjerash foli në detaje rreth çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe atje.

“VMRNO-ja zgjodhi rrugën nacionaliste, doli me platformë sërish “Maqedonia e jotja”, ta kthejë Maqedoninë të maqedonasit, të përjashtohen shqiptarët dhe komunitetet e tjera, doli me kërkesën që të hapet një plagë e mbyllur, sërish Tribunali i Hagës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke filluar që nga unë”.

Kjo ishte një goditje direkte e Marrëveshjes së Ohrit, kontratës për të cilën ne ishim dakorduar që shqiptarët të ngriten në element shtetformues”.

Sipas Ahmetit, kjo marrëveshje është seriozisht e rrezikuar.

“Marrëveshja është seriozisht e rrezikuar, këta janë përgatitur t’i vendosnin gozhda arkivolit, Gjykata Kushtetuese mori iniciativë me material të përgatitur në dhjetor të vitit të kaluar, të hiqet Ligji i Gjuhës Shqipe nga përdorimi dhe të mbetet gjuha shqipe në nivel lokal, komunal dhe ne të flasim lirshëm në shtëpi”.

“Atëherë ne dolëm në protestë tepër të kontrolluar sepse frikësoheshim të mos na dalë jashtë kontrollit sepse emocionet ishin shumë të larta te popullata. Tre ditë protestuam me tenda përpara para Gjykatës Kushtetuese, tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese u tërhoqën, nuk arritën të marrin pjesë në seancë, e shtynë seancën për një ditë tjetër. Ky rrezik është akoma evident”, shtoi ai, njofton Klankosova.tv.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com