Njësia e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka shqiptuar gjobë 100 euro ndaj shoferit të kamionit, ndërsa vetë kompanisë 1000 euro.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Rasti kishte ndodhur më 18 tetorit në rrugën “Wesley Clark” në Gjakovë.

Njoftimi:

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, po vazhdon me zbatimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafikun rrugor
Më 18.10.2025, rreth orës 09:00, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në rrugën “Wesley Clark” në Gjakovë, kanë vërejtur baltë në rrugë, e cila krijonte vështirësi dhe rrezik për pjesëmarrësit në trafik.

Pas veprimeve hetimore është identifikuar kundërvajtësi dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 100 euro, sipas Ligjit nr. 08/L-186, neni 41.3. Po ashtu, ndaj personit juridik në emër të të cilit ishte i regjistruar mjeti motorik, është shqiptuar gjobë prej 1000 euro, sipas nenit 41.2 të të njëjtit ligj.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete parandaluese për ngritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit në trafikun rrugor.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com