Djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi, është i pranishëm sot në protestën madhështore në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të ish-ushtarëve dhe komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët aktualisht po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Megjithëse nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike, prezenca e tij në protestë është parë si një gjest simbolik për t’u bashkuar me kauzën për drejtësi për të pafajshmit. Ai është parë duke qëndruar mes qytetarëve që brohorisin “Liri për çlirimtarët!” dhe “Drejtësi për UÇK-në”, njofton TS.

Në mesin e pjesëmarrësve janë figura politike dhe qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, duke treguar unitet dhe vendosmëri për të mbrojtur nderin dhe historinë e luftës së UÇK-së./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com