Sipas rezultateve të publikuara në faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, edhe në Gostivar mungojnë 22 vota për census.
Sipas KSHZ-së, kanë votuar 27,609 persona, ndërsa duhen 27,629 vota për census.

Edhe pse kandidati për kryetar komune të Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limanin kryeson me 13 mijë vota diferencë para kundërkanditëve por mungojnë 22 për census, zgjedhjet do të përsëriten në Gostivar.

Zgjedhjet lokale të 19 tetorit zyrtarisht do të përsëriten votimet edhe në tri komuna për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, respektivisht në Qendër Zhupë, Vrapçishtë dhe Mavrovë-Rostushë.

Kujtojmë se përsëritja ka të bëj vetëm për garën për kryetar dhe jo edhe për listat për këshilltarë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com