Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, kandidati i AKI për komunën e Tearcës, Nazim Taipi, së bashku me ekipin e tij, po zhvillon takime me qytetarët për të prezantuar vizionin e tij për një komunë që zhvillohet me punë, përkushtim dhe transparencë informon Tetovasot.
Taipi theksoi se çdo takim me banorët është dëshmi e gatishmërisë për të punuar #Bashkë dhe për ta bërë Tearcën shembull të progresit dhe zhvillimit lokal.
“Me Tearcën n’zemër, #BASHKË për fitore!”, u shpreh kandidati gjatë një prej takimeve në terren.TS
Mgid