Pak orë minuta nga fillimi i heshtjes zgjedhore, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka dhënë një mesazh të fuqishëm mobilizues për qytetarët.

Përmes një postimi, Sulejmani u shpreh i bindur për një fitore të madhe, duke theksuar se mbështetja qytetare është në kulmin e saj.

“Zhelina po ngrihet, gati për fitoren e madhe! Sot, çdo shtëpi është një shtab i fitores, çdo familje është një ushtri besimi! Në çdo rrugë ndjehet energjia e popullit që ka vendosur të marrë fatin në duart e veta”, shkruan Sulejmani.

Ai shtoi se asnjë formë presioni, shpifjeje apo frike nuk mund ta ndalë atë që e cilëson si “valë të pandalshme ndryshimi”.

“As frika, as shpifja, as presioni nuk e ndalin këtë valë ndryshimi!”, thekson ai.

Zgjedhjet lokale në Komunën e Zhelinës mbahen të dielën, më 19 tetor, ndërsa mesazhi i Sulejmanit vjen si një thirrje për mobilizim të gjerë në ditët vendimtare për të ardhmen e komunës./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com