Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, kandidati i AKI-së për komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, së bashku me anëtarët e shtabit komunal, zhvilloi mbrëmë një takim me banorët e fshatit Debërc informon Tetovasot.

Takimi u karakterizua nga biseda të sinqerta, ide të vlefshme dhe një energji pozitive që, sipas Sulejmanit, frymëzon besim për ndryshimin që po vjen.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe vullnetin për të ndërtuar të ardhmen e Zhelinës mbi baza të reja zhvillimore.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume