Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, ka dhënë një deklaratë të fuqishme emocionale gjatë tubimit të madh që po mbahet sonte në Zhelinë, ku shumë qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë janë mbledhur për të treguar përkrahjen e tyre, njofton TS.

Në një atmosferë entuziazmi dhe përkushtimi të madh, Sulejmani u shpreh me besim të plotë se fitorja është shumë afër dhe se këtë e ka ndjerë nga përkrahja që i është dhënë drejtpërdrejt nga qytetarët.

“Anëtarët dhe simpatizantët e mi ma premtuan se unë do ta shoh sonte fitoren e madhe. Dhe prej tash, unë e besoj këtë, fitorja është e jona më 19 tetor!”, deklaroi ai para të pranishmëve./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com