Kandidati për kryetar të Zhelinës nga AKI, Emir Sulejmani tha se është fatkeqësi që edhe në këto zgjedhje duhet të flitet për gjëra elementare si uji i pijshëm, kanalizimi e infrastruktura. Në Debat21, Sulejmani tregoi projektet me prioritet që siç tha, do të ndërtohen rrugë e do të ketë ujësjellës funksional për të gjitha vendbanimet.

“Sa u përket projekteve konkrete, në infrastrukturë ne kemi paraparë ndërtimin e të gjitha rrugëve të cilat nuk janë. Kemi paraparë ndërtimin e rrugës Striminicë-Saraçinë, Strimincë-Zhelinë, dy rrugë të cilat kanë mbetur pa asfaltuar në fshatin Zhelinë, rrugët nëpër vendbanimet e Dervenit. Nga 17 vendbanime të Zhelinës, në 15 nuk kemi ujësjellës funksional. Fatkeqësisht për 8 vite nuk u arrit që asnjë vendbanim të ketë ujësjellës funksional. Kemi probleme sa i përket çështjes së arsimit”, tha Emir Sulejmani.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com