Strimnica, një nga fshatrat më të rëndësishëm dhe më të zëshëm të Komunës së Zhelinës, ka dhënë sinjalin e qartë: Koha për drejtësi dhe ndryshim ka ardhur!

Në një deklaratë të fuqishme, gjatë takimi të sontëm me të rinjtë e fshatit Strimnicë, Emir Sulejmani, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Zhelinës, denoncoi qartë dhe me fakte keqmenaxhimin dhe dështimin e pushtetit aktual komunal, njofton TS.

“8 vite gënjeshtra. 8 vite mashtrime. 8 vite manipulime dhe keqpërdorime të institucionit komunal. Kjo komunë është zhytur në borxhe, janë shitur toka publike në mënyrë jotransparente, dhe këshilltarët komunalë janë lënë me vite pa u paguar e pa u respektuar. Këtij pushteti do t’ia mbyllim kapitullin më 20 tetor!” – theksoi Emir Sulejmani.

Ai shtoi se Stremnica e di të vlerësojë drejt dhe nuk harron, sepse ka qenë vetë viktimë e shumë padrejtësive të kësaj qeverisjeje lokale.

“Ky pushtet i ka borxh Stremnicës në çdo drejtim – ka dëmtuar fshatin në mënyrë të qëllimshme, ka manipuluar projektet publike dhe ka mashtruar qytetarët dhe kompanitë vendase me premtime të rreme dhe realizime të dështuara,” deklaroi Sulejmani.

Emir Sulejmani vjen me një platformë të qartë për qeverisje transparente, zhvillim të barabartë për çdo fshat, dhe shërbime reale për qytetarët, jo thjesht fjalë boshe./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com