Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, përmes një mesazhi publik, ka bërë thirrje për qëndresë, mobilizim dhe unitet në prag të zgjedhjeve lokale, duke theksuar se fitorja është shumë afër dhe asgjë nuk mund ta ndalë më.
Në një postim të shpërndarë me moton #RezistencaVazhdon, Sulejmani shpreh besimin e palëkundur në mbështetjen e qytetarëve dhe në ndryshimin që ai premton për Zhelinën, njofton TS.
“Vetëm edhe 5 ditë! 5 ditë rezistencë e qëndresë! Ata kanë frikë sepse po humbin, ne kemi guxim sepse po fitojmë! Mos u frikësoni, Zhelina është në këmbë! Fitorja po vjen, dhe askush s’e ndal dot më!”, deklaron Sulejmani.
Mesazhi i tij vjen në një moment kritik të fushatës, ku atmosfera politike po intensifikohet dhe mbështetja për kandidatin e AKI-së po rritet në disa zona kyçe të komunës.
Emir Sulejmani është zotuar për një qeverisje me dinjitet, transparencë dhe përkushtim ndaj nevojave të qytetarëve, ndërsa fushata e tij është shoqëruar nga mesazhe të forta uniteti, identiteti dhe drejtësie sociale./TS