Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe kryetari aktual i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale me një rezultat bindës prej 6655 votash, përballë 3871 votave të kundërkandidatëve.

Në një reagim publik pas publikimit të rezultateve, Arifi u shpreh se kjo fitore nuk është vetëm personale, por mbi të gjitha një fitore e qytetarëve të Likovës që, siç tha ai, gjithmonë janë rreshtuar pas të mirës.

“6655 vota vetëm ne – AKI – Erkan Arifi, gjithë të tjerët 3871. Më mirë nuk ka. Por kjo fitore nuk është e imja, por më shumë e juaja, vëllezër e motra,” shkroi Arifi, duke falënderuar të gjithë ata që dhanë përkrahjen dhe besimin e tyre.

Ai theksoi se ky rezultat plebishitar e obligon edhe më shumë për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi gjatë mandatit të tretë si kryetar komune. Arifi gjithashtu falënderoi të gjithë aktivistët dhe qytetarët që kontribuan gjatë fushatës, duke vlerësuar energjinë dhe përkushtimin e tyre si çelësin e suksesit të arritur.

Erkan Arifi pritet të vazhdojë drejtimin e Komunës së Likovës edhe për katër vitet e ardhshme, duke u zotuar për më shumë zhvillim dhe transparencë në qeverisje./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com