Gjatë tubimit madhështor që po zhvillohet sonte në Tetovë nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), shefi i shtabit të kësaj force politike, Faton Ahmeti, përcolli një mesazh të fuqishëm për qytetarët dhe rëndësinë e votës së tyre në zgjedhjet lokale më 19 tetor.
“Qytetari më 19 tetor do të vendosë qartë. Ai do të zgjedhë punën, stabilitetin dhe përparimin. Do të zgjedhë ata që e duan qytetin, që kanë sakrifikuar për të, dhe nuk e shesin atë për interesa personale,” tha Ahmeti para të pranishmëve, njofton TS.
Ai theksoi se fiton e vërteta dhe vlerat që mbajnë gjallë shpresën për zhvillim të qëndrueshëm, arsimin cilësor, rininë dhe dinjitetin shqiptar në komunën e Tetovës.
“Të gjithë e dimë se më 19 tetor fiton populli, fiton vizioni i zhvillimit, arsimit, rinisë dhe dinjitetit shqiptar,” përfundoi shefi i shtabit të AKI-së.
Tubimi po vazhdon me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe mbështetësve, duke reflektuar besimin në projektin dhe ekipin e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kandidatin e saj, Bajram Rexhepin./TS