Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mbajti sonte një tubim të madh në Xhepçisht, liderët Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi si dhe shefi i shtabit zgjedhor të AKI-së, Faton Ameti, , folën përpara mbështetësve të shumtë me mesazhe të fuqishme për një fitore të thellë dhe për rikthimin e dinjitetit shqiptar në komunën e Tetovës.

Shefi i shtabit zgjedhor, Faton Ameti theksoi rëndësinë e mobilizimit dhe bashkëpunimit të strukturave për një rezultat bindës në zgjedhjet lokale, duke paralajmëruar se 19 tetori do të jetë dita e kthesës për shqiptarët. Ai garantoi se përkushtimi dhe puna e palodhur do të sjellin ndryshime reale, njofton TS.

“Unë, si shef i shtabit qendror, bëj apel që të gjitha strukturat e shtabit komunal dhe të shtabeve vendore të përgatiten për një betejë më të gjatë, pasi me punën dhe përkushtimin tuaj, dhe me rezultatin e 98%, vetëm se do të përcaktojnë kohën kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat sigurisht nuk do të jenë më vonë se pranvera e vitit 2026. Pra, 19 tetori është dita e kthesës për rikthimin e dinjitetit shqiptar, pasi kjo garniturë qeverisëse që pretendon të përfaqësojë shqiptarët në qeveri, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka cenuar dinjitetin e tyre”, theksoi Faton Ahmeti.

Nga ana e tij, Bajram Rexhepi foli për kapacitetet e tij menaxheriale dhe përvojën e gjatë profesionale, duke e krahasuar suksesin e tij në drejtimin e projekteve të mëdha me atë të kundërshtarit të tij. Ai u zotua se do të punojë për zhvillimin e komunës dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Tubimi në Xhepçisht shërbeu si një thirrje për bashkim dhe përpjekje maksimale për të sjellë përfaqësimin e drejtë dhe progresin e kërkuar nga komuniteti shqiptar në Tetovë./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com