Më 6 tetor, në orën 20:00, Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2025 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) do të takohet me publikun në mbarë botën.

Këtë vit, galaja shpreh ndjenjat nëpërmjet hënës, duke u ndarë në tre pjesë — “Hëna e plotë mbi male”, “Kjo është vendlindja ime” dhe “Një hënë vjeshte”. Me një ton artistik plot bukuri, sinqeritet, ndjeshmëri dhe romancë, programi bashkon ndjenjat për atdheun dhe kulturën me peizazhet e bukura të provincës Sichuan, duke përcjellë temën e përsosmërisë dhe harmonisë.

Ky vit shënon gjithashtu 120-vjetorin e lindjes së kinematografisë kineze. Galaja fton tre breza kineastësh për të ndarë kujtimet dhe emocionet në programin “Drita e hënës në ekranin e madh”, duke rizgjuar kujtime të ndritshme dhe dashurinë për filmin. Kënga “Drita e hënës” do të shprehë butësisht këtë ndjenjë dashurie për artin e kinemasë.

Këtë vit, galaja zhvillohet në Deyang të provincës Sichuan, duke përfshirë elemente të shumta lokale. Në programin “Bronzi”, artefaktet e famshme nga Muzeu i Sanxingdui-t, si Pema e Bronztë dhe Figura e Madhe e Bronztë, që përfaqësojnë qytetërimin e lashtë të Shu-së, do të “bisedojnë” me robotë humanoidë modernë, në një dialog kulturor që kapërcen mijëvjeçarët. Minidokumentarët “Rojtarët” dhe “Rilindja” do të tregojnë me ndjeshmëri forcën dhe qëndrueshmërinë e këtij qyteti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com