Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti sot në takim deputeten e Parlamentit të Turqisë, znj. Rukije Toj.
Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.
Në këtë kontekst, kryetari Gashi vuri në dukje rëndësinë e iniciativave që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, duke theksuar se do të mbështesë çdo nismë që kontribuon në këtë drejtim.
“E sigurova znj. Toj se do të kenë gjithmonë mbështetjen time të plotë. Vlerësoj këtë vizitë konstruktive që forcon dialogun dhe partneritetin tonë të ndërsjellë,” u shpreh Gashi.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke reflektuar marrëdhëniet e qëndrueshme dhe tradicionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.