Pas një përparimi të madh në negociatat e paqes pas luftës dyvjeçare, në Gaza dhe Izrael shpërthyen festime.
Në Khan Junis, qytetarët dolën në rrugë duke kërcyer dhe duartrokitur nga gëzimi. Festa pati edhe në disa kampe të zhvendosurve.

Në Tel Aviv, familjet e pengjeve dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në “Sheshin e pengjeve”, duke brohoritur “Çmimi Nobel për Trump”. Flamuj amerikanë valëviteshin në shesh, ndërsa njerëzit përqafonin njëri-tjetrin, ngritnin dolli dhe festonin.

Familjet e atyre që ende mbahen peng u panë duke qarë, kënduar dhe brohoritur pas shpalljes së lajmit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume