Gigi Hadid u emocionua teksa kujtoi komentet fyese që mori për trupin e saj pas debutimit në pasarelën e Victoria’s Secret në vitin 2015.

Në një video të ndarë nga marka e të brendshmeve, supermodelja 30-vjeçare rrëfeu se sa e vështirë ishte ajo periudhë për të, por edhe sa shumë e ka ndihmuar të forcojë vetëbesimin e saj.

Hadid tha se kishte provuar disa herë për t’u përzgjedhur në sfilatë, përpara se më në fund të siguronte vendin e saj të parë në pistë. “Isha aq e lumtur. Por kur e shoh tani, bota ishte shumë e ashpër me mua… dhe me vajzat në përgjithësi”, tha ajo me lot në sy, shkruan DailyMail.


Modelja pranoi se, pavarësisht famës, kishte qenë e goditur nga komentet që turpëronin trupin e saj, por shtoi: “Unë e dua trupin tim sepse di çfarë ka kaluar për të qenë ky që është”.

Hadid do të rikthehet në pasarelë për sfilatën e Victoria’s Secret 2025, që do të zhvillohet më 15 tetor në New York dhe do të transmetohet në Amazon Prime Video.

Në ngjarje do të performojnë edhe Missy Elliott, Madison Beer, Karol G dhe Twice.

Kohët e fundit, Gigi bëri një dedikim të ëmbël për partnerin e saj, aktorin Bradley Cooper, duke e quajtur “dashurinë e saj” në rrjete sociale, një konfirmim i butë i marrëdhënies së tyre që ka zgjuar shumë kuriozitet në botën e showbiz-it.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com