Gjenden mbetje mortore në veri të Kosovës (Mitrovicë), dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Mbetje eshtrore janë gjetur në veri të Mitrovicës, të cilat dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Rasti ka ndodhur derisa një familje e cila po gërmonte te një varr, ka hasur në një batanije.

Njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume