Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive është gjetur pa shenja jete Jashar Jashari, i cili ishte raportuar i zhdukur në lagjen Velania të Prishtinës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Trupi i pajetë i Jasharit është lokalizuar nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante.

Në njoftim, Shoqata ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen Jashari, duke falënderuar të gjitha ekipet për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë operacionit të kërkimit.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com