Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur të premten në orën 21:00 në rrugën “Ismail Dumoshi”.

Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe policia po e heton rastin.

“Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 24.10.2025 – 21:00. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK. /Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume