Në ndeshjen e mbrëmshme (e mërkurë) të Ligës së Kampionëve midis Eintracht Frankfurtit dhe Liverpoolit, prezantuesi bëri një gjest prekës për të nderuar të ndjerin tragjikisht Diogo Jota.

Një nga futbollistët më të mirë të Liverpoolit, Jota, vdiq në një aksident me makinë në Spanjë në fillim të korrikut të këtij viti dhe lajmi tronditi të gjithë botën e futbollit.

Dhe mbrëmë, drejtuesit e Eintrachtit u siguruan që futbollisti portugez të mos harrohej, teksa vendosën t’i bënin homazh në një mënyrë prekëse.

Trajneri i Reds, Arne Slott, kishte futur në fushë 10 lojtarë rezervë për ndeshjen dhe, kur formacioni u shfaq në ekranin e madh në stadiumin e Frankfurtit, ai tregonte 11 emra në stolin e anglezëve.

Emrat e dhjetë lojtarëve ishin shkruar me të bardha, dhe emri i Jotës dhe numri 20 ishin shkruar në listë me shkronja tjera dalluese.

Gjithashtu, spiker zyrtar në stadium i bëri homazh Jotës kur lexoi emrat e lojtarëve. Pasi lexoi emrat e dhjetë lojtarëve në stol, ai shtoi: “Përgjithmonë numri 20 – Diogo Jota.”

Ndryshe, në fund Liverpooli fitoi bindshëm me rezultat të thellë 1-5.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com