Sulmuesi i PSG-së , Bradley Barcola është në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Sipas mediave franceze “princat” janë duke u përpjekur për të rinovuar kontratën e Barcolas deri në 2028, por negociatat po hasin vështirësi, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Klubet si Liverpool dhe Bayern Munchen e ndjekin me kujdes Barcolan dhe mund të përfitojnë nga një largim eventual.

Futbollisti ka treguar se mund të bëjë diferencën në sulm dhe mbetet një nga asetet kryesore të skuadrës së Luis Enrique këtë sezon.

PSG është i vendosur ta mbajë lojtarin, por situata mbetet e hapur dhe vendimi i Barcolas mund të përcaktojë të ardhmen e tij në Paris.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com